Ora News - Subjektet e ligjit Anti-KÇK kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin e pasurisë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prej nesër, të dënuarve apo të akuzuarve për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata e grupe kriminale e terroriste, trafiqe dhe krime të tjera të rënda, që janë subjekte i ligjit Anti-KÇK do tu dorëzohet një formular të cilin do të duhet ta plotësojnë brenda 48 orësh për të justifikuar burimin e pasurisë së tyre.

Pas plotësimit, formulari i shkon SPAK që ka 15 kohë për shqyrtim dhe pask kësaj në gjykatë e cila gjithashtu ka 15 ditë kohë deri në dhënien e verdiktin, nëse kjo pasuri është e ligjshme apo e paligjshme.

Nëse rezulton se pasuria që ato disponojnë është krijuar nga burime kriminale atëherë ajo i kalon shtetit.

Edi Rama: Nga nesër një letër do tu drejtohet këtyre subjekteve dhe do tu kërkohet brenda 48 orësh të plotësojnë kërkesat e formularit për burimet e pasurisë së tyre dhe pastaj formulari do të shkojë te SPAK dhe nga SPAK në gjykatë. Ata do të duhet të vinë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort e kanë punuar tokën, sesa shumë ullinj dhe portokalle kanë mbledhur, sesa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, sesa shumë janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, sesa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda apo jashtë vendit nëse duan ti mbajnë ato pasuri. Përndryshe gjithçka që ata kanë sot do të jetë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e policisë së shtetit. Kjo nuk do të vazhdojë si në ato proceset gjyqësore fantastike që na kanë bërë gazin e botës ku persona me dënim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet. Kjo ka afat 48 orë afat formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona e juaj.

Por për çfarë do të përdoren këto pasuri?

Edi Rama: Me pasuritë e tyre ne do të rrisim rrogat tuaja, pasuritë e tyre do të shërbejnë për të shpërblyer punën tuaj në radhë të parë, me pasuritë e tyre ne do të rrisim mbështetjen për fëmijët e policëve të vrarë, me pasuritë e tyre ne do të mbështesim më tutje akademinë e sigurisë dhe mjetet e tyre motorike ne do të shtojmë kapacitetet motorike të policisë së shtetit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/subjektet-e-ligjit-anti-kck-kane-48-ore-kohe-te-plotesuar-formularin-e-pasurise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp