“Nuk hapim dot dyer as dritare!”, ndotja që po sëmur banorët

  • 6 years ago
Këta banorë të Halilajt të Fushë-Krujës jetojnë mes tymit dhe mbeturinave. Janë rreth 2500 persona që banojnë vetëm 500 metra larg vend depozitimit të mbetjeve.

Plehrat hidhen në vendin ku më parë ishin furrat e gëlqereve që tashmë janë mbyllur. Kjo ndotje po i sëmur banorët.

Shpesh mbeturinave u vendoset zjarri. Në rastin më të fundit kryplaku i fshatit kërkoi ndihmën e zjarrfikëses por alarmet e shpeshta nuk mund të mbulohen nga i vetmi mjet zjarrfikës në Fushë-Krujë.

Klan Plus