Report TV - Video e fjalimit në greqisht, Rama: Përshëndeta Kongresin e PASOK

  • 6 years ago
Morisë së pyetjeve të Kryeministrit Edi Rama për Himarën drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha, iu përgjigj ish-kryeministri Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se në Himarë Rama po mbulon mafien me mafie, ndërsa sa i takon marrëdhënieve me Greqinë, Berisha publikoi një audio të kryeministrit Edi Rama i cili flet në Greqisht. Rama iu përgjigj Berishës se nuk di Greqisht, por ka përshëndetur kongresin e PASOK-ut. ?Gjuhët unë nuk i kam ndërtim pa leje, por greqisht nuk di. Kam përshëndetur kongresin e PASOK-ut meqenëse nuk shkoja dot atje?.

Recommended