Ora News – Rama “blindon” prefekturat me 12 ish-ushtarakë, ja emrat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me vendim të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama shkarkoi 12 prefektët e qarqeve të Shqipërisë për t?i zëvendësuar me 12 prefektë të rinj të zgjedhur në radhët e ushtarakëve. Kryeministri tha se roli i prefektëve do të ridimensionohet për t?i ardhur në ndihmë shërbimeve ndaj qytetarëve dhe luftës ndaj rrjeteve kriminale në fazën e dytë të operacionin antikanabis.
Si asnjëherë tjetër 12 prefektët, përfaqësues të qeverisë në çdo qark, janë ish ushtarakë, kolonelë në rezervë.
Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për të prezantuar secilin prej emrave të rinj të prefektëve, pak orë pasi u mësua se në mbledhjen e qeverisë të paradites së sotme ishte firmosur shkarkimi njëherësh i të 12 prefektëve.
Kur pritet të nisë faza e dytë e luftës kundër kanabisit, roli i këtyre prefektëve, ish ushtarakë shihet me mjaft rëndësi.
Rama: ?Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura. Këta prefektë do jenë përgjegjës para qeverisë për situatën e kontrollit të territorit në rang qarku në kuptimin e marrjes së informacionit në kohë reale për gjithë problematikat që pastaj institucionet e tjera duhet ti trajtojnë dhe zgjidhin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-shkarkon-te-gjithe-prefektet-ne-qarqe/