Ora News - Pedagogia rrëfen telefonatën e kryeministrit Rama: Ja çfarë më kërkoi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogia Ilirjana Kuçana e ftuar në studion e Ora News ka rrëfyer telefonatën e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka kërkuar dialog për t'i dhënë fund protestës së studentëve. Sipas saj Rama i ka kërkuar pedagoges që të marrë një përfaqësi studentësh.

Ilirjana Kuçana: Më ka kërkuar dialog, por dialogun nuk e vendos unë. Unë jam shumë e vogël përpara studentëve. Studentët e nisën këtë protestë, ata janë të vendosur për ta vazhduar dhe unë do t'i mbështes deri ditën e fundit. Kryeministri këmbënguli për dialog.

"Duke qenë se ti je pedagoge duhet të marrësh një përfaqësi studentësh për të dialoguar për një zgjidhje", i ka thënë Rama pedagoges Kuçana.

Përgjigja ime ishte e qartë, "zgjidhjen e ke sipër tavolinës, ke kërkesat e studentëve".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pedagogia-rrefen-telefonat-e-kryeministrit-rama-ja-cfare-me-kerkoi