Operacioni - Arrestohet me drogë 3 kosovarë në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre shtetas nga Kosova janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën me një sasi prej 4.1 kg kanabis sativa.
?Në Tapizë, Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 .1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.
Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Ata janë:
? Burim. B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;
? Shukri. S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-me-droge-3-kosovare-ne-tapize/

Recommended