Jep doreheqjen kreu i SHISH Visho Ajazi Lika

  • 6 years ago
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen.

Ai ia ka dorëzuar vendimin e parevokueshëm kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka vonuar të emërojë zëvendësuesin ne krye të shërbimit të inteligjencës.

Motivi i dorëheqjes mbetet ende i panjohur.

Vendin e Visho Ajazi Likës do ta zërë zëvendësi i tij, Helidon Bendo.

Paraditen e kësaj të hëne kreu i qeverise i është drejtuar zyrës së kreut te shtetit në presidence me dy shkresat, atë të dorëheqjes se Ajazit dhe të emërimit të Bendos.

Kjo shënoi edhe takimi e parë zyrtar në presidencë mes Ramës dhe Metës, qe pas betimit të qeverisë së re, që sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë ka zgjatur afro 30 minuta.

Në njoftimin thuhet se Rama ka mirëpritur dorëheqjen e kreut te SHISH dhe e ka falënderuar për kontributin e tij.

Visho Ajazi u emërua në këtë detyrë në 2012 me propozim të kryeministrit Berisha.

Ndërsa pasardhësi i tij Bendo, që pritet të marrë zyrtarisht detyrën pas dekretimit nga presidenti Meta, është pjesë e Shërbimit Informativ prej 21 vitesh.

Një vit më parë ai u emërua në detyrën e zëvendës-drejtorit të SHISH, duke zëne vendin e Ylli Alushit.

Në formularin e dekriminalizimit Bendo pranon se ka përdorur dhe një tjetër emër kur ka jetuar në Greqi, emrin e pagëzimit, Johan.

Tv Klan

Recommended