Report TV - Lezhë,tregu i fruta-perimeve drejtë mbylljes,shkak rënia e fuqisë blerëse

  • 6 years ago
Tregu i fruta perimeve në qytetin e Lezhës po shkon drejt mbylljes. Shkak për këtë situatë është bërë rënia e fuqisë blerëse. Shumë prej tregtareve kanë mbyllur aktivitetin, pasi kanë falimetuar e të tjerë janë gati ti mbyllin.

Tregtaret thonë se rënia ekonomike është shkaku kryesor, por sipas tyre edhe konkurrenca e pandershme po i dëmton, pasi shumë ambulant shesin rrugëve të qytetit pa paguar asnjë takse dhe askush nuk merr asnjë masë për largimin e tyre.
?Punë nuk kemi pasur fare. Zero. Nuk ka populli lekë. Të them të drejtën më dobët se këtë vit nuk ka pasur. Xhiro ka rënë me 50%. Kemi bërë kërkesë që prej 10 apo 15 vite për këtë treg, por askush nuk ka hyr këtu. Janë hapur tre katër tregje në Lezhë. Janë 100 vende bosh, pse mos me ardhur njerëzit këtu. Ne po paguajmë shuam taksë.?, thonë tregtarët.

Tregtarët shprehen se shumë shpejtë do të kalojnë duke kërkuar ndihmë ekonomike nga shteti pasi me mundësin e vetëpunësimit e kanë të pamundur për të shitur produktet bujqësore që ata prodhojnë.

Recommended