Report TV - Tiranë, aksion për heqjen e pikave të skrapit pranë zonave të banuara

  • 6 years ago
Nis heqja e lejeve të ushtrimit të aktivitetit tè bizneseve në kryeqytet që nuk kanë respektuar kriteret e lejeve mjedisore. Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, ishin sot në disa nga pikat e grumbullimit të skrapit në kryeqytet, mes zonave të banuara për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në Portalin "Bashkëqeverisja me qytetarët". Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku morçn pjesë në fillimin e këtij aksioni qç do të vijojë në Tiranë.
"Kemi nisur këtë aksion me institucionet tona të mbrojtjes së mjedisit dhe Bashkinë Tiranë, për t'i dhënë zgjidhje një prej problematikave më të mëdha të qyteteve tona, atë të përpunimit të mbetjeve urbane, në mes të zonave të banuara. Kjo histori duhet te marre fund. Nuk mund dhe nuk duhet me te funksionojne ne mes te zonave te banuara, jashte te gjitha rregullave, të tilla biznese qe emetojne gazera te demshme duke shkaktuar ndotje mjedisore.

Recommended