Report TV - Heroinë e kokainë,3 të arrestuar në Durrës

  • 6 years ago
Policia e Durrësit ka finalizuar në 24 orët e fundit dy operacione, ku ka sekuestruar kanabis, heroinë, kokainë, peshore elektronike, vlera monetare dhe aparate celularë, duke arrestuar disa persona. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Alfred Çepe, deklaroi se janë finalizuar operacionet ?Vazhdimësia? dhe ?Mafsheq?, ku janë arrestuar tre persona dhe proceduar në gjendje të lirë një femër.
Më konkretisht: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor ku janë përdorur metodat speciale të hetimit, gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar " Vazhdimësia".

Recommended