48 ore lexim ne Tirane

  • 6 years ago
Të çosh kryesisht të rinjtë te libri mbetet një sipërmarrje e vështirë. Të dhënat e referuara si nga bibliotekat, libraritë dhe shtëpitë botuese tregojnë për një përqindje të ulët lexuesish.

Mbi 50 për qind e të rinjve nuk e kalojnë kufirin e 3 librave në vit. Përballë këtyre shifrave, një nga angazhimet për të ri-kthyer aktin e të lexuarit është ?Tirana Lexon?. Në të tretin vit, institucionet e kulturës dhe ambiente që si produkt për të kaluar kohën ofrojnë librin për më shumë se 48 orë i përkushtohen këtij misioni, leximit.

Jo vetëm lexim por edhe takim me shkrimtarët. Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, nën moton ?Letërsi në Lëvizje?, bën bashkë në Tiranë shkrimtarë të njohur nga Evropa dhe Shqipëria. Autorët tanë ua njohin krijimtarinë, pasi disa prej librave të tyre janë shqipëruar. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ta.

Festivali synon edhe një diskutim mbi letërsinë bashkëkohore, se si ndryshimet politike dhe kulturore janë reflektuar tek ajo./Tv Klan