Gjirokastër - Flasin të afërm të çiftit Kosta: Konflikti për murin, i vazhdueshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas vrasjes së çiftit Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër, kanë folur edhe të afër të familjes.
Krushku i familjes Kosta, Ethem Beja ka deklaruar se ishin në dijeni për konfliktet e vazhdueshme me kushëririn e tyre Apostol Kosta, i cili bëri krimin.
Ethem Beja: Nuk menduam se konflikti do të mbërrinte deri në këtë pike. Aleko ishte shprehur se do të priste zgjidhjen e shtetit për problemet me kushëririn. Jemi të tronditur nga ngjarja. Ishin cift i dashur, i qetë dhe i respektuar në Gjirokastër
Ndërsa mësuesi Xhelal Angoni tha se vrasja e çiftit është një humbje e madhe për qytetin e Gjirokastrës. Nuk na ka shprehur kurrë shqetësime të këtij niveli
Ndërsa fqinjët e familjeve Kosta thanë se gjatë viteve të fundit konfliktet për murin kanë qenë të vazhdueshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/flasin-te-aferm-te-ciftit-kosta-konflikti-per-murin-i-vazhdueshem/