Shmanget konflikti i interesit, gjyqtari nuk do të japë masën për të arrestuarin shok fakulteti

  • 4 years ago
I vetmi për të cilin prokuroria e Përmetit nuk kërkoi masë sigurimi personal, është Betim Shkupi administrator i pronave të Henri Çilit. Masa ndaj tij do të jepet nga një tjetër gjyqtar, pasi Dritan Hasani në nisje të seancës tha që e ka pasur shokë klase në fakultet Shkupin. Kështu, për të shmangur konfliktin e interesit, për të masa do të jepet nga një tjetër gjyqtar. Kërkesa për një gjyqtar tjetër pritet të shqyrtohet dhe deri në caktimin e tij, ka shumë gjasa që vendimi për masën e sigurisë për Betim Shkupin të jepet të hënën.