Ora News – “Tahiri”, Krasniqi: Deklaratat e Ramës më kujtuan Aranit Çelën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në ?360 Gradë? nga Artur Zheji në Ora News, thotë se deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri mund të ndahen në dy pjesë. Risia sipas tij ishte largimi nga funksionet partiake, ndërsa pjesa e dytë e deklaratës i ngjan deklaratave të Aranit Çelës.
Krasniqi: Në deklaratën e kryeministrit e ndaj në dy pjesë. Pjesa e parë është risi. Asnjë kryetar partie nuk ka larguar nga funksionet partiake personit të akuzuar siç ndodhi në rastin konkret dhe kjo për mua është risi. Pjesa e dytë ishte deklaratë që të kujtonte Aranit Çelën, i cili thoshte; unë caktoj këtë prokuror, këtë gjyqtar, ky është dënimi dhe mbaroj çështjen.
Zheji: Të krahasosh kryeministrin me Aranit Çelën, kryetarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të diktaturës komuniste që ka pushkatuar shumë me legjislacionin e sotëm?
Krasniqi: Vihesh ministër nëse ke mik diku pa punuar kurrë në shtet. Nëse vet ministri do të ishte interesuar përpara për ata individë dhe nëse kanë qenë të dënuar nuk kishte ndodhur kjo. Lidhur me prokurorinë, unë personalisht e paragjykoj, Prokuroria u bë e gjallë kur nisi vettingu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-deklaratat-e-rames-me-kujtuan-aranit-celen/

Recommended