Opinion - Tahiri te arrestohet apo jo? (23 tetor 2017)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Enkeled Alibeaj, Çlirim Gjata, Ulsi Manja, Artan Hoxha, Ardian Leka, Trashëgim Sokolaj

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte njëri prej atyre që qëndroi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku kërkohet heqja e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Manja ka deklaruar sonte në emisionin ?Opinion? se ai dhe kolegët e tij nuk e kanë nxjerrë emrin e dëshmitares, pasi se kanë lexuar dëshminë dhe janë mjaftuar vetëm me pjesën që ka lexuar prokurori. Ai tha se anëtarët e PS nuk e kanë kërkuar emrin e dëshmitarit, por vetëm pasazhin e dëshmisë ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

A i ka të gjitha mjetet në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda për të përfunduar një hetim të plotë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit? Kjo është pyetja që ngre deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sonte, në studion e emisionit ?Opinion?, i cili vuri në dukje se Prokuroria e ka të pamundur të kryejë një hetim të tillë për arsyen e vetme se i mungon një mjet në dorë. Alibeaj tha se arresti është mjeti i vetëm që i lejon Prokurorisë të kryejë një hetim të plotë rreth akuzave të ngritura për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai deklaron se duhet kërkuar arsyeja e arrestimit dhe kjo është pyetja. Sipas tij, ka tre arsye në të cilat duhet të bazohet Prokuroria.
1-Prishja e provave
2-Largimi nga vendi
3-Kryerja e një vepre penale

Ish kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata në rolin e ekspertit ligjor, i ftuar në emisionin ?Opinion?, ka deklaruar se problemi nuk është nëse ka apo jo prova, sepse kjo sipas tij nuk mund të vlerësohet nga askush përveç Gjykatës. Sipas Gjatës problemi qëndron në hapjen rrugës për të hetuar. Gjata ka deklaruar se Rama e kishte tepër të lehtë për të gjetur një prokurorë që të mos e arrestonte Tahirin. ?Zoti Rama, kryeministri e kishte shumë më kollaj dhe ta jepte autorizimin edhe të gjente një prokuror apo një gjyqtarë që të mos e arrestonte Tahirin dhe ai do të dilte më i fortë nga kjo. Ka gjetur Rama prokurorë të për arrestuar edhe personalitete, siç ka gjetur edhe për ti liruar për të mos të futur njerëz në burg. Këto i dimë, janë të përditshme?, u shpreh Gjata.

Kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të kontrolluar banesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është bërë për të gjetur varësen e përfolur në përgjimet e dosjes ?Habilaj?. Lajmi është konfirmuar sonte në studion e emisionit ?Opinion? nga gazetari Trashgim Sokolaj, i cili theksoi se Prokuroria e ka të pamundur të kontrollojë në banesën e një deputeti nëse një gjë të tillë nuk e lejon Kuvendi. ?Prokuroria sot nuk është në gjendje për të konfirmuar me veprime të fshehta hetimore apo kontrolle të befasishme, nëse kjo varëse është aty apo jo. Kur do bëhet kontrolli i banesës, pas dy javësh apo pas dy muajsh?, -tha Sokolaj. Kërkesa për kontroll në banesë dhe për arrestimin ...