Policia në aksion për personat e kërkuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë shpërndarë në të gjithë vendin, e ky është vetëm fillimi i një plani masash që policia ka ndërmarrë për të parandaluar ngjarjet kriminale. Këtë të shtunë, 6 persona kanë rënë në pranga, ndërsa mes tyre është edhe Arben Elezaj, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar. Pas thirrjeve publike për të dorëzuar armët, uniformat blu kanë nisur aksionet dhe kontrollet e befasishme në rrugë, lokale e banesa për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Nga aksioni i kësaj të shtune në Lezhë, Mirditë e Shijak, tre persona janë kapur në flagrancë me armë. Ne pranga kanë përfunduar edhe dy të rinj, 18-vjeçari Emiliano Arapi nga Mirdita dhe Rafael Lazri, 24 vjeç, të cilëve përveç armëve, u është gjetur në lokal edhe lëndë narkotike kanabis sativa.