Imuniteti i Tahirit, mblidhet Keshilli i Mandateve

  • 6 years ago
Debatet kanë qënë të forta në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores së Parlamentit, ku prokuroria kërkoi autorizim për arrestimin e ish ? Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Për Tahirin, organi i akuzës nuk ka paraqitur asnjë provë bindëse që e implikon atë në trafikun e drogës, për llogari të grupit të Habilajve.

Tahiri ka kërkuar një hetim të drejtë të pandikuar, por tha se nuk do të pranojë kurrë pranga politike.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj tha se në përgjime trafikantët flasin për deputetin Saimir Tahiri dhe jo tjetër njeri.

I bindur për pafajësinë e tij, Tahiri kërkoi prova dhe nëse nuk kanë prova, ai është i gatshëm të përballet me kundërshtarët e tij.

Pas këtyre debateve, mbledhja e Komisonit është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe po punohet për raportin përfundimtar.

Tv Klan