Shtyhet Këshilli i Mandateve, mbrojtja e Tahirit kërkon kohë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti ka vendosur te shtyje deri te shtunën çështjen e lejes për arrestimin te ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri.

Mbledhja zgjati rreth 6 ore dhe u përqendrua tek provat qe ka organi i akuzës kundër Sajmir Tahirit. Prokuroria u përball kryesisht me pyetjet e deputeteve e maxhorances rreth fakteve qe legjitimojnë arrestimin e Sajmir Tahirit.


Pyetje për 3 prokuroret ka pasur edhe ish-ministri Sajmir Tahiri.

Tahiri është ndalur tek çështjet kryesore te kërkesës se organit te akuzës drejtuar parlamentit per heqjen e imunitetit.

Përveç kërkese se depozituar zyrtarisht ne kuvend, prokuroria i njohu anëtaret e këshillit edhe me prova te tjera te cilat per shkak se përbejnë sekret hetimor u paraqiten pasi media u largua.

Me rikthimin e medias ne salle Tahiri kërkoi kohe per te përgatitur mbrojtjen. Palët ne këshill u ndane ne mënyrë te barabarte 5 pro shtyrjes dhe 5 kundër, por kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosi te shtyje mbledhjen per te shtunën, pa e hedhur ne votim.

Ne përfundim te mbledhjes, Tahiri përsëriti batutën, tashme te famshme

Te shtunën, Këshilli i Mandateve dhe imunitetit do te dëgjoje mbrojtjen e Tahirit e do te hartoje raportin qe i dërgohet parlamentit për votim.