Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie antimafia, janë dy kërkesat kryesore me të cilat përfundoi tryeza e përbashkët e opozitës.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mbyllje të takimit tha se ftesa për t?iu bashkuar frontit opozitar mbetet e hapur edhe për parti të tjera apo shoqërinë civile.
Vendimi i tretë është ai i finalizimit të reformës zgjedhore.
Mbi bazën e këtyre tre pikave, Basha tha se opozita e bashkuar do të vendosë axhendën e saj dhe kalendarin e veprimeve.
Basha: Falenderoj të gjitha partitë që iu përgjigjen thirrjes sime për një tryezë të spektrit opozitar politik. Kemi dalë me një vendim dhe qëndrim të përbashkët. Vendimi është krijimi i një fronti të përbashkët opozitar kundër krimit pjesë e së cilit janë të gjitha partitë që ju përgjigjën thirrjes simë për këtë tryezë. Ftesa qëndron e hapur për çdo parti tjetër politike dhe faktor tjetër shoqëror.Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë. Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të kësaj marrëdhënie krim dhe politikë. Kanë prova të pakundërshtueshme se përfituesi kryesor i kanabizimit të vendit, i qindra e miliona euro të drogës është Edi Rama.Kanë provat se këto para janë përdorur për të kriminalizuar zgjedhjet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-opozita-kerkon-qeveri-antimafia-dhe-reforme-zgjedhore/

Category
📺
TV