Arrestohen dy inspektore te AKU-se

  • 6 years ago
Dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit u arrestuan nga Policia e Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata janë Alfred Mahmuti, 45 vjeç dhe Erlinda Dervishi, 31 vjeçe, inspektorë terreni në Tiranë.

?Arrestimi i tyre është bërë pasi dje pas kontrolleve të kryera nga Drejtoria e Policisë vendore në Tiranë dhe Agjencia kombëtare e Ushqimit, ka rezultuar se këta shtetas kanë licensuar dy subjekte thertore në Tiranë në shkelje me ligjin?.

Pak ditë më parë kreu i kësaj agjencie, Dritan Sejko u shkarkua nga detyra, ndërsa në të gjithë vendin ka nisur një aksion për mbylljen e të gjitha thertoreve të paligjshme dhe ato që nuk përmbushin standardet e kërkuara.

Tv Klan