Ju flet Moska - Myftaraj: Minoritet bullgar në Shqipëri do të thotë ndikim rus

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme ligjin e minoriteteve, i cili po diskutohet dhe pritet të miratohet nga Kuvendi.
Për Myftaraj ky është një ligj antikushtetues dhe me një ndikim të qartë rus.
Ai shtoi më tej se në bazë të këtij ligji, gjuha bullgare rrezikon të bëhet gjuhë zyrtare në Kukës e Bulqizë.
Myftaraj: Sot Kuvendit i Shqipërisë po debaton dhe pritet të provojë të kalojë me votim gjatë natës ligjin e minoriteteve, pakicave kombëtare. Megjithëse nuk besoj se do ta kalojë sot për arsye se nuk plotësohet kuorumi. Është një ligj shumë i keq, një ligj që lehtësisht mund të vërtetohet që është shumë i keq, është një ligj antikushtetues, anti-NATO, është një ligj me ndikim të qartë rus që vjen nga logingu rus pse jo dhe nëpërmjet burokracisë së Brukselit. Është folur për ndikimin rus në zgjedhjet amerikane në SHBA, të vendit kryesor të NATO-s, aq më lehtë mund të bëjë lobing Rusia tek burokratët e Brukselit. Do ta vërtetoj me fakte. Ky ligji për minoritetet nëse do të ishte në Francë, Gjermani, Britani? Ligji përcakton si minoritet kombëtar duke hequr elementin e kufinjve, të fqinjësisë ose rajonit. Një pakicë njihet minoritet kur i përket një shteti kufitar me shtetin që njeh minoritetet.Minoritetet shpallen me reciprocitet, ti njeh minoritetin tim, unë tëndin. Dhe në fund parimin e 20% për njohjen e gjuhës në atë njësi territoriale, lokale në bashkitë ku jeton minoriteti.
Nëse Franca do kishte një ligj të tillë që njeh 9 minoritete, grek, maqedonas, vllaho, rumun, rom, egjiptian, malazez, boshnjak, serb dhe bullgar, në Francë do kishte minoritet arab, rom. Gjermania do kishte minoritet turk, në Britani do kishte minoritet arab, turk, pakistanez, sepse ligji njëson minoritetin kombëtar që ka të bëjë me një komb me komunitetet kulturore, etnike që nuk kanë lidhje me ndonjë komb. Aspekti më i keq i ligjit është që në bashkinë e Kukësit dhe Bulqizës mund të bëhet bullgarishtja gjuhë zyrtare shumë shpejt brenda njësisë territoriale. Kjo sepse ka pasur një lobim shumë të fortë këtu që të shtohej dhe minoriteti bullgar. Koncepti i minoritetit bullgar në Shqipëri vjen drejtëpërdrejtë nga traktati i Shën Stefanit i vitit 1878 kur ushtria ruse në luftën ruso-turke doli në portat e Stambollit dhe i imponoi Perandorisë Osmane traktatin e Shën Stefanit që sillte Bullgarinë deri në Korçë vendlindjen time dhe deri në Drinin e Zi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-ligji-qe-krijon-tregun-e-minoriteteve/