Ju flet Moska - Kastriot Myftaraj: Sekretet e tregut të floririt në Shqipëri

Ora News Emisione

by Ora News Emisione

3 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj foli mbrëmjen e sotme për tregtinë e arit në Shqipëri dhe sesi ky treg është i pataksuar.
Myftaraj: Shumica e njerëzve kur është fjala për mospagim të madh taksash mendojnë për llojin e tregtisë që vërehet kjo gjë, menjëherë u shkon mendja tek nafta, cigaret, kafja, pijet alkoolike. Por në të vërtetë më shumë se të gjitha këto është ari, floriri. Tregtia e arit në Shqipëri është lënë qëllimisht e parregulluar dhe një nga lobet më të fuqishme në Shqipëri që i përfshin dhe të gjitha këto fushat e tjera, përfshirë dhe trafikantët e drogës, është tregtia e arit, floririt.
Nuk kam parasysh argjendaritë, bizhuteritë dhe arin që përdoret për zbukurime, është vetëm një pjesë e vogël kjo e asaj që kam parasysh me tregun e arit. Ka një fenomen të çuditshëm që vihet re në botë, çdo vend ka rezervë ari që e mban Banka Qëndrore e vendit. Sa më i fuqishëm dhe i rregulluar vendi aq më e madhe rezerva e arit. Rezervën e arit më të madhe në botë e ka SHBA, të ndjekur nga Gjermania, pastaj Japonia, Italia, Franca, Kina. Kina është vendi i katërt, hyn në dhjetëshen e parë. Vendet më të fuqishme dhe të pasura janë në dhjetëshen e parë. Por edhe vendet e tjera përpiqen të kenë rezervë ari të lartë. Çfarë ndodh me Shqipërinë?
Ari përbën 2% të rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë, 1.6 ton sot afërsisht kur GDP është 13.5 miliard dollarë.
Maqedonia me 11 miliard GDP e ka rezervën e arit 6.8 ton, katër herë më të lartë se ne.
Serbia me 38 miliard GDP, e ka rezervën e arit 18.9 ton, 12 herë më shumë se ne.
Rumania me 187 miliard GDP e ka 103 ton.
Greqia me 194 miliard GDP, e ka 112 ton.
Bullgaria me 52 miliard GDP e ka 40 ton.
Po të shikosh Bosnje Hercegovinën me 16.6 miliard GDP e ka 3 ton. Ne vetëm me Bosnje Hercegovinën krahasohemi e cila dihet se çfarë shteti është, shtet i copëtuar dhe i ndarë mes serbëve, kroatëve, boshnjakëve myslimanë. Një shtet që nuk është shtet realisht, është një federatë e sajuar.
Ku qëndron problemi? Rezerva e arit mbahet qëllimisht e ulët nga lobi i tregtarëve të arit, të cilët i kanë paratë sot në bankë, shikojnë lëvizjet në tregun botëror dhe banka bën veprime, shet dhe blen dhe ka fitime që nuk taksohen, transaksionet.
Po të lexoni raportet e BSH dhe qeverisë, nuk përfshihen kurrë këto. Ore sa transaksione bëhen me arin në Shqipëri nga bankat, depozituesit e mëdhenj? Sa të ardhura dalin, sa taksohen këto? Këtu po thuhet të taksohet biznesit i vogël për TVSH, dyqanet e lagjeve dhe këta të mëdhenjtë që bëjnë këto lëvizje me arin, ka një xhiro të jashtëzakonshme.
Hyn në tregun botëror, paratë i kthen në ar, nesër i kthen prapë dollarë. Ka fitime sipas kursit. Dy palët që kanë qenë në politikë nuk bëjnë një ligj për metalet e çmuara. Sot gjithë kjo tregti rregullohet vetëm me një rregullore për veprimtarinë valutore të Bankës së Shqipërisë ku neni 12 thotë ? lëvizjet e arit dhe metalet e çmuara në pikat doganore?. Transaksinet që bëjnë bank...