Report TV - Bashkia e Tiranës hap çerdhen ​e re te Komuna e Parisit

  • 6 years ago
Problemi për një pjesë të prindërve të zonës së Komunës së Parisit në Njësinë 5, për të patur një çerdhe për fëmijët e tyre, ka marrë zgjidhje nga Bashkia e Tiranës. Me mbështetjen e ?Dental Turk? u hap në një kohë fare të shkurtër një çerdhe të re në këtë zonë të qytetit, e cila ka qenë një investim i munguar për shumë vite me radhë në një nga pjesët më të mbipopulluara të Tiranës. Ambientet e reja të kësaj shtëpize për fëmijë u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ambasadori turk në vendin tonë, Hidayet Bayraktar dhe përfaqësues të kompanisë donatore.

Recommended