Ora News – Burrel, ungon ura, banorët e Darsit rrezikojnë izolimin gjatë dimrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Afrimi i stinës së ftohtë ka bërë që banorët e Darsit në Klos të kërkojnë ndihmën e pushtetit lokal, pasi ura që lidh fshatin e tyre me rrugën nacionale është e dëmtuar nga shirat e një viti më parë. Ata thonë se rrezikojnë të izolohen prej kushteve të motit, ndërsa fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë në rast të fryrjes së ujërave të përroit, ku ura është e vetmja rrugë komunikimi e fshatit.
Rreth 300 banorë të fshatit Dars, në bashkinë e Klosit, rrezikojnë të izolohen me nisjen e shirave dhe stinës së ftohtë. Reshjet e vitit të kaluar kanë dëmtuar urën në përroin e Lenit, që i lidh ata me rrugën kryesore. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme, pasi edhe fëmijët duhet të kalojnë në urë për të shkuar në shkollë. E njëjta situatë është edhe me të sëmurët dhe urgjencat e tjera.
Banorët: ?Me na zënë shiu, te shkolla kalamajt është vështirë me i nxjerrë.?
?Me ra shiu këtu ne s?kemi ku të dalim, kalamajt s?kanë ku të dalin. 300 banorë të izoluar për një urë atje në përrua.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mungon-ura-banoret-e-darsit-rrezikojne-izolimin-gjate-dimrit/