Ora News - Burrel, ura e dëmtuar izolon banorët prej 8 muajsh

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë kaluar tetë muaj që kur ura e Urakës në bashkinë e Matit u dëmtua nga vërshimet për shkak të shirave të dendur, por 250 banorët e dy fshatrave kanë mbetur thuajse në izolim. Ata kanë kërkuar riparimin e urës që të kenë mundësi të shkojnë deri në Urakë, pasi siç thonë, për të shkuar në Europë, mund të presin akoma.
Rreth 250 banorë të fshatrave Laç e Kodër Laç në bashkinë e Matit, prej rreth 8 muajsh jetojnë pothuajse në izolim, pasi ura që i lidh me Urakën u dëmtua nga vërshimi i lumit 8 nëntorin e vitit të kaluar. Banorët thonë se kanë kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/burrel-ura-e-demtuar-ka-lene-banoret-8-muaj-ne-izolim/