Reportazh - Jeta në fshatin e Gertës, Kamera e Ora News tregon realitetin e hidhur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Jepini ujë e rrugë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim. Nuk kërkojmë asgjë tjetër. Ujë..Rrugë??
Rigerta Loku duket se nuk e ka thënë gjithë të vërtetën e realitetit të fshatit Rrushkull të Mirditës, në fjalimin e mbajtur në kuvend tre ditë më parë.
Bashkëfshatarët e saj thonë se jetojnë më keq.
Kamera e Ora News udhëtoi drejt Perlatit të Mirditës, zonës ku jeton Rigerta Loku gruaja që fundjavën e shkuar përloti shumë nga ata që e ndoqën në sallën e Kuvendit të Shqipërisë por dhe që shkaktoi një sërë reagimesh pro e kundër në rrjetet sociale.
Realiteti në Rrushkull, fshati ku ndodhet dhe ferma e dhive e Rigertes, është edhe më i vështirë nga sa e përshkroi ajo.
?Në fshatin Rrushkull realiteti është i hidhur nuk ja ujë, rrugë, qendër shëndetësore apo shkollë. Ndërkohë banorët e kësaj zone jetojnë me shpresën se pas fjalimit të saj në parlament situata do të ndryshojë? thotë gazetari i Ora News, Elvis Hila i cili ka udhëtuar drejt fshatit për të treguar realitetin.
Natyra i ka falur bukuri të shumta këtij fshati kodrinor, por mungesa e investimeve ka bërë që banorët ta braktisin në masë
Rruga prej 3 kilometrash që lidh fshatin Rrushkull me aksin nacional Rrëshen-Burrel prej vitesh nuk është më e tillë. Gjëndja në të cilën ndodhet e ka bërë lëvizjen tepër të vështirë.
Në këtë zonë mungon uji i pijshem dhe vadites, ndërsa shkolla dhe qendra shëndetësore nuk funksiojnë prej vitesh.
?Shkolla është kthyer në një gërmadhë dhe ndodhet jashtë funksionit, të njëjtin fat ka dhe qendra shëndetësore e cila është e mbyllur? raporton gazetari i Ora News Elvis Hila.
Banorët që kanë mbetur tregojnë se jetesa në këtë fshat është bërë mjaft e vështirë. Sipas tyre Perlati në teresi është një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqesi për mungesa e sistemit vadites prej dekadash e ka penalizuar këtë sektor.
Banorët: E vetmja gjë që kërkon populli, drita rrugë, ujë, punë. Nuk po realizohet asnjëra. Rruga është copë, copë.
Dikur ujit vaditës i vinte aroma rrush, tani i vjen era qenef. Uji vaditës nuk ekziston që në kohë të Enverit.
Çdo mëngjes fëmijëve të këtij fshati u duhet të ecin 3 km për të mbërritur në shkollën më të afert që ndodhet në fshatin Perlat.
?E kemi larg të shkojmë. Na duhet të ecim 40 minuta? thonë fëmijët
Banorët kanë dëgjuar fjalimin e Rigertës në parlament e duket se gjithsa u është thënë aty u ka zgjuar një shpresë se qeveria do t?i kthejë sytë për të investuar në këtë zonë.
?S?po të kërkoj bukë, por të paktën ujin ma sill të vadis, se janë tharë të gjithë. Do ikim, s?kemi çfarë të bëjmë. Kam punuar me autokombanja. Sot nuk mbidhet as 1 % e prodhimit që prodhohej në kohën e Enverit? thonë banorët
Pas fjalës së Rigertës, banorët mbesin me sytë nga rruga. E vetmja shpresë është që shteti të kthejë sytë nga ata të kenë mundësi të merren sërish me bujqësi e fshati të mos braktiset.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jeta-ne-fshatin-e-gertes-kamera-e-ora-news-tregon-realitetin-...

Recommended