Kush vjen per dreke/ Albano Bogdo: Julian Deda eshte pothuajse "gay" (03.10.17)

  • 6 years ago
Julian Deda është një ndër aktorët më të dashur për publikun. Pjesën më të madhe të karrierës së tij e zënë spektalklet televizive ku prej thuajse 2 dekadash ka rrëmbyer zemrat e publikut.
Sot, aktori ishte i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, nga ku u përball përmes gatimit me këngëtaren Anxhela Peristeri.
?Kush vjen për drekë?, përmes një inserti ka zbuluar marrëdhënien e Dedës me kolegët e tij.
?Se di si nuk ka vdekur akoma Julian Deda, se i jep makinës me celular në dorë?, tha me humor Visjan Ukcenaj teksa këshilloi pjesëtarët e stafit të mos hanë gatimet e tij nëse duan të mos vdesin.
Ndërkohë aktori Albano Bogdo e ka bërë kolegun Deda të qeshë me të madhe teksa me humor tha se është pothuajse gei.
?Pë rata që nuk e njohin duket shumë harbut, i rrëmbyer dhe i pasjellshëm, ngaqë është i drejtpërdrejtë dhe thotë atë që mendon dhe kjo njerëzve nuk i lë shije të mirë. Por, unë e njoh shumë mirë ai është shumë i brishtë, shumë i ndjeshëm, pothuajse gay? tha Bogdo.