Ora News - Qëlloi me pistoletë një person, arrestohet 63-vjeçari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit, pasi akuzohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një personi tjetër.
Në pranga është vënë shtetasi Mersin Lika, banues në fshatin Lisnajë Përparim.
?Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lisnajë, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.K., 56 vjeç. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm?, sqaron policia.
Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistoletë) e tipit TT, një krëhër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/qelloi-me-pistolete-nje-person-arrestohet-63-vjecari/

Recommended