Report TV - Cërrik,vogëlushi me tumor në kokë, familja kërkon ndihmë

  • 6 years ago
Vogëlushi 7-vjeçar Agim Fejza është operuar dy herë nga tumori ne kokë, por mjekët i kanë thënë se duhet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër. Ai jeton së bashku me familjen e tij në lagjen Fermë në Cërrik.
Familja Fejza, ka edhe dy fëmijë të tjerë më të vegjël se Agimi, ndaj jetesën e sigurojnë,duke grumbulluar kanaçe nëpër kazanët e plehrave në Cërrik, Belsh e kudo munden.

Familja Fejza jeton ne varfëri të plotë. Një nga dhomat në vend të tavanit është e mbuluar me plasmas, ndërsa për dysheme as që behet fjale. Nëna e vogëlushit 7-vjeçar, Lorena e dëshpëruar tregon se djali është operuar, por ndërhyrjen e tretë kirurgjikale nuk mund ta përballojnë.

?E kanë nxjerrë me tumor, duhet ti bëj një tjetër ndërhyrje por nuk kam mundësi ta përballoj. Dua ti bëjnë një operacion tjetër, doktori aq sa pati mundësi na ndihmoi jashtë mase?, tregon e ëma..

Vogëlushi 7-vjeçar ka përsëri nevoje për kujdes shëndetësor dhe për këtë nëna i?u lutet të gjithë biznesmenëve dhe kujtdo njeriu tjetër human ta ndihmojë me të holla për të operuar djalin 7-vjeçar.

Recommended