Aldo Morning Show/ 40-vjeçari kerkon te shese veshken per femijet (29.09.17)

  • 6 years ago
Një telefonatë aspak e zakontë ka mbërritur sot në emisionin ?Aldo Morning Show?, ku një 40-vjeçar tha se kërkon të shesë një veshkë për të ndihmuar fëmijët e tij të jetojnë një jetë më të mirë.
Leonardi nga Durrësi tha se më parë ka punuar në një karburant, por tashmë është i papunë.
?Unë nuk kam njeri, kam dy vëllezër që nuk flas me ta, prindërit më kanë vdekur. Pas vdekjes së prindërve filluan konfliktet me vëllezërit. Nuk është e mundur të pajtohem me vëllezërit e mi, gjestet që kanë bërë më bëjnë të mos e ul kokën, ata jetojnë në Greqi?, tha 40-vjeçari.
Ndërkohë moderatori nuk ka pranuar në mënyrë kategorike të ndihmojë Leonardin ?nuk mund të bëhem sekser i këtij veprimi, është shumë i rëndë?, tha Aldo.
?Jam Leonardi nga Durrësi, 40 vjeç, jam i papunë. Kam punuar në karburant dhe tani jam i papunë. Tani po bëj një tip reklame për të shitur një veshkë, jam gati ta jap për fëmijët e mi që të kenë një jetë sa më të mirë. Prindërit për fëmijët mund të bëjnë gjithçka, dua të rregulloj jetën e fëmijëve të mi. Unë kam punuar kamarier, banakier këto punë kam bërë gjithë jetën. Unë jam i divorcuar, nuk dua as grua asgjë. Nëse interesohet dikush për veshkë të më telefonojë. Fëmijët e kanë mamanë por asaj nuk I intereson. Kam bërë përpjekje që ajo të bëjë kontributin e vet, por është e pamundur? tha Leonardi.