Qato: Krimi i organizuar gjeneron shume te ardhura

  • 6 years ago
I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato foli lidhur me aksionet e ditëve të fundit të kryera nga uniformat blu për kontrollin e makinave luksoze.

Sipas Qatos, është krijuar një perceptim i gabuar lidhur me aksionet e policisë, pasi aksionet nuk po zhvillohen vetëm në qytetet Vlorë dhe Elbasan, por në të gjithë vendin.

?Tani ka një aksion në të gjithë Shqipërinë, por media është e fokusuar tek Elbasani dhe Vlora, pasi ne jemi fokusuar në të vendin?, tha ai.

Qato tha se Policia e Shtetit ka në fokusin e vet goditjen e grupeve kriminale dhe është vënë më në fokus pas planit për goditjen e aksionit kundër drogës. Makinat sipas tij janë vetëm një element mes shumë planeve të tjera.

?Po bëhet identifikimi i aseteve kriminale, në prona dhe makina. Kjo periudhë është më në fokus, pasi është krimi i organizuar i cili gjeneron më shumë para. Kemi bashkëpunim shumë pozitiv me Prokurorinë?.