Ora News - Berat, qytetarët ankohen për gjendjen e rrugës në “Sheshin Harmonia”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve në qendër të Beratit përballen çdo ditë me një rrugë plotësisht të amortizuar.
Në këtë segment rrugor që ndodhet pranë sheshit ?Harmonia fetare? ka mungesë totale të sinjalistikës, trotuare të dëmtuara si dhe mungesë ndriçimi.
Mjetet që qarkullojnë çdo ditë në këtë rrugë lëvizin me vështirësi. Pavarësisht se bashkia ka hartuar një projekt për rehabilitimin e kësaj zone që duket se ka ngelur në letër.
Banorë: Copë-copë. Ngelëm tek mekaniku.
-Ka gropa. Është qendra e qytetit.
Nga ana tjetër burime të bashkisë së Beratit bëjnë me dije jashtë kamerave se ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve herë pas here ka bërë ndërhyrje, por zgjidhja përfundimtare e problemit do të ishte zbatimi i projektit për rehabilitimin e gjithë zonës, për të cilin ende nuk janë siguruar fonde.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/berat-qytetaret-ankohen-per-gjendjen-e-rruges-ne-sheshin-harmonia/

Recommended