Aldo Morning Show/ Edukatorja mbyll kopshtin dhe le femijet brenda (21.09.17)

  • 6 years ago
Një edukatore në një kopësht privat në qytetin e Durrësit ka mbyllur fëmijët dhe është larguar për disa orë. Sipas gazetares së ?Aldo Morning Show?, edukatorja e kishte kthyer në praktikë këtë veprim, pasi çdo ditë I mbyllte fëmijët nga 2-3 orë dhe largohej.
Kanë qenë fëmijët ata që I kanë treguar prindërve se qëndronin vetëm dhe më pas prindërit kanë kërkuar që të vërtetohej përmes kamerave. Nga kamerat e sigurisë është parë se edukatorja largohej dhe linte fëmijët e moshës deri në 5 vjeç vetëm.
?Një edukatore në një kopësht privat mbyllte fëëmijët dhe largohej për disa orë. Kanë qenë fëmijët që kanë raportuar tek prindërit dhe më pas prindërit I kanë thënë pronarit i cili e ka vërtetuar përmes kamerave. Edukatorja mbyllte fëmijët dhe largohej çdo ditë nga 2-3 orë. Pas denoncimit të prindërve, edukatorja është shkarkuar nga puna?, raporton gazetarja.