• 6 years ago
Një 16-vjeçare në Korçë ka përfunduar duke konsumuar drogë aq sa nuk njihte më prindërit e saj.
Sipas gazetares së ?Aldo Morning Show?, prindërit nuk interesoheshin për vajzën dhe nuk e pyesnin se ku shkonte, por kur e kanë kuptuar e kanë çuar vajzën në një qendër rehabilitimi dhe kanë marrë psikolog. Gazetarja raporton se tashmë vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.
?Një 16-vjëçare nga Korça shpesh dilte nga shtëpia, ndërkohë që prindërit nuk interesoheshin fare për të. Ndërkohë vajza kishte marrë një rrugë shumë të keqe saqë përdorte aq shumë drogë sa nuk i njihte prindërit e saj. Kjo ka bërë që prindërit ta afrojnë 16-vjeçaren dhe e kanë çuar për rehabilitim dhe kanë marrë edhe një psikolog dhe tashmë është në gjendje të mirë? tha gazetarja.

Category

📺
TV

Recommended