Gjenden 66 kg drogë nën dyshek

  • 6 years ago
Policia e Vlorës sekuestroi 66 kg kanabis dhe arrestoi një 48-vjeçar si posedues të lëndës narkotike. Operacioni ?Bedrooom? u përqendrua në lagjen ?28 Nëntori?.

Në katin e pestë të një pallati, në banesën e Ramiz Zenelit, policia gjeti dhe sekuestroi 14 pako të mbështjella me natriban, në brëndësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë.

Në videon e shpërndarë nga policia dallohet që Zeneli e kishte fshehur drogën poshtë dyshekut të shtratit.

Ndaj 48-vjeçarit rëndon akuza për ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve?.

Category

📺
TV

Recommended