Report TV - Tiranë, makina tërheq zvarrë të riun, ikën me shpejtësi

  • 6 years ago
TIRANE - Një makinë tip "Benz" ka aksidentuar një të ri në Tiranë afër urës së ish -Bllokut dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja u regjistrua vetëm pak minuta më parë, ndërsa gazetari i Report Tv, Driçim Çaka pak çaste pas aksidentit ka siguruar ekskluzivisht videon e momentit të këtij aksidenti.

Ndërkohë pak minuta pas aksidentit, përpara mbërritjes së autoambulancës ka qënë i pranishëm dhe gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com e Report TV Antonio Çakshiri që ka siguruar momentet pas aksidentit.

Makina ka xhiruar gomat dhe më pas ka përplasur të riun i cili udhëtonte me motoçikletë e cila nuk ka nevojë për leje qarkullimi.

I riu rreth moshës 16-vjeç ka pësuar lëndime në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Gazetari Çaka bën të ditur se automjeti e ka tërhequr të miturin rreth 30 metra dhe më pas është larguar me shpejtësi.