Report TV - Tiranë, makina tërheq zvarrë të miturin, largohet me shpejtësi

  • 6 years ago
Një makinë ka aksidentuar një të mitur në Tiranë afër urës së ish -Bllokut dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja u regjistrua vetëm pak minuta më parë.

Mësohet se automjeti e ka tërhequr të miturin rreth 30 metra dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Mësohet se makina që ka përplasur të miturin është një Benz Regina.

Pritet që në vendngjarje të shkojë ambulanca dhe policia.