Report TV - 75-vjetori i Konferencës së Pezës nostalgjikët me foto të Enverit

  • 6 years ago
Sot është festuar me një ceremoni 75- vjetori i Konferencës së Pezës, një ngjarje e rëndësishme për sa i përket bashkimit të shqiptarëve në luftën nazifashiste, ku ka marrë pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe nën/ kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Por përveç organizimit të aktiviteteve të realizuar nga organet vendore për festimin e këtij përvjetori, në Pezë gjatë ditës së sotme është shfaqur edhe një grup veteranësh, të cilët në qendër të fshatit kanë krijuar një stendë me foto të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Grupi i veteranëve, të cilët vendosën stendën me portretet e ish-diktatorit, kishte shkuar në Pezë me një agjendë të vetën dhe nuk është përfshirë në aktivitetet e zhvilluara nga organet e qeverisjes lokale.

Category

📺
TV

Recommended