Rudina/ Çashku zbulon detaje nga Edicioni i 12-të i festivalit Ndërkombëtar të Filmit (15.09.17)

  • 6 years ago
Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, starton më 18 shtator nga ku do të shfaqen filmat më të mirë.
Regjizori, producenti dhe skenaristi Kujtim Çashku I ftuar në emisionin ?Rudina?, në ?Tv Klan?, tha se ceremonia e hapjes do të jetë plot surpriza dhe zbuloi se pjesë e saj do të jenë edhe regjizorë nga e gjithë bota. Në hapësirën 5-ditore të Edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen 39 prodhime të cilësisë së lartë dhe me një program të pasur dhe ,e tematikë të mprehtë sociale.
?Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të sjellë një risi ndryshe, atë për të Drejtat e Njeriut. Do të jenë 39 prodhime të cilësisë së lartë dhe me një program të pasur dhe ,e tematikë të mprehtë sociale që do të shfaqen për një javë duke filluar nga data 18 shtator. Në ceremoninë e hapjes do të ketë regjizorë që vijnë nga e gjithë bota dhe filma që shfaqen vetëm një here? tha Çashku.