Rudina/ Irena Kita flet për marrëdhënien me motrat: Plotësojmë njëra-tjetrën (12.09.17)

  • 6 years ago
Blogerja, Irena Kita ka qenë sot e ftuar në ?Rudina? bashkë me motrën e saj të madhe Albana Dimushi. Ndryshe nga çdo herë tjetër Irena dhe Albana kanë folur për mardhënien mes motrash, pa lënë pa përmendur motrën e cila jeton në Itali, Joana. Ata tregojnë se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të treja kanë nga një vajzë. Blogerja ka rrëfyer se kanë një diferencë moshe prej 2 vitesh me njëra-tjetrën.
?Dashuria në këto moment është e papërshkrueshme, ne jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën pavarsisht se kemi karaktere të ndryshme. Albana është truri i familjes, Joana është qetësia dhe unë jam uragani. Plotësojmë njëra-tjetrën. Nuk na ka munguar kurrë një mashkull në familjen tonë, kemi patur babain? tha Irena.
?Kur flet për motrat nisesh që nga fëmijëria, kemi kaluar një fëmijëri shumë të bukur, tre muajt e verës i kalonim në Përmet tek gjyshërit dhe Irena ka qenë shumë aktive, e shihje gjithmonë majë pemëve.