Asnjë shitës ambulant nuk do lejohet në shkolla

  • 6 years ago
E hëna do të shënojë çeljen e shkollave të arsimit 9- vjeçar dhe të mesëm në të gjithë vendin. Ndërsa shkollat në kryeqytet janë gati, nënkryetari i bashkisë paralajmëroi se asnjë shitës ambulant nuk do të lejohet më të tregtojnë në territoret e shkollave.

"Si nga pikëpamja e higjienës dhe dokumentacionit që një shitës ambulant duhet të ketë, evidentimin e tyre dhe më pas do të ndërmerren masa nëse hynë në territore që nuk duhet të hynë?, thotë Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë.

Paralelisht me sigurinë ushqimore në fokus do të jenë edhe furgonët që bëjnë transportin e nxënësve.

?Të gjithë mjetet e transportit të nxënësve duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës, lyerjen sipas udhëzimit të kryetarit të bashkisë si dhe të mos i përdorin mjetet në vende të tjera?, shprehet Ermal Kapllani, kryetar i policisë bashkiake të Tiranës.

Për të ven nën kontroll situatën, prefekti i Tiranës, mblodhi në një tryezë diskutimi të grithë drejtuesit arsimit dhe drejtuesit vendorë.

Nisur nga incidentet e vitit të kaluar pranë shkollave duhet të rrisim vigjilencën dhe vëmendjen tonë për minimizimin dhe pse jo eliminimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë", deklaron Admir Abrija, prefekt i qarkut të Tiranës.

Kryebashkiaku i Kavajës ngriti shqetësimin se shkolla në Luz nuk do të çelet pasi është e rrënuar.

Recommended