Ora News - Kapet jahti me rreth 4 ton drogë, arrestohen tre shqiptarë (6.09.2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kapet lumë droge në brigjet e Italisë gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza së Barit dhe Policisë italiane.
Një sasi prej 3 ton e 992 kilogramë marijuana është sekuestruar në një jaht në orët e para të mengjesit. Droga ishte paketuar në 185 pako, ndërsa sipas policisë jahti ishte me flamur të SHBA.(Delaware)
Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.
?Në ekuipazhin e jahtit u arrestuan tre shtetas shqiptarë F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes? thuhet në njoftimin e policisë së shtetit mëngjesin e sotëm.
Të arrestuarit janë të moshave 54, 28 e 26 vjeç.

Kronika u përgatit me datë 6 shtator 2017...

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/kapet-sasi-e-madhe-droge-ne-nje-jaht-tre-te-arrestuar/

Recommended