Itali, pranga shqiptarëve trafikantë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

2 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pese shqiptare kane përfunduar ne prangat e policisë italiane ne Rimini per trafik ndërkombëtar kokaine, ndërsa karabinierët kane goditur nje organizate te mirestruktuar kriminale, duke lëshuar edhe 17 urdhër-arreste. Gjate operacionit te koduar ?life style? përfunduan ne pranga Xhevdet Zaimi, Erion Zaimi, Eris Hajdari, Denis Muça dhe Redi Gjuraj. Hetimet kishin filluar qe ne janar te këtij viti, kur nen akuze kishte përfunduar nje sportist vendas, se bashku me te fejuarën dhe trajnerin e tij te palestrës, per përdorim te substancave te ndaluara. Hetimet i çuan autoritetet me pas ne nje rrjet te mirëfillte te shpërndarjes se kokainës ne klubet e natës ne Rimini, ku droga sigurohej nga dy shtetas kolumbiane. Pas marrjes ne pyetje nga policia, ata deklaruan se furnizoheshin nga shqiptaret, te cilët e merrnin kokainën direkt nga Holanda. Sipas autoriteteve italiane shqiptaret ishin ne krye te grupit te strukturuar kriminal.