Ndryshimet qe sjell paketa fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka bërë gati paketën e re fiskale e cila pritet të hyjë në fuqi brenda muajit shtator. Në një intervistë për Vizion Plus, Drejtori i Politikave Fiskale në këtë institucion thotë se thelbi i saj është rivendosja e marrëdhënieve me biznesin. Niko Lera sqaron se pas miratimit të këtyre ligjeve, sipërmarrësi nuk do të ketë më kontrolle ?blic? në një kohë që përzgjedhjen e bizneseve do ta bëjë kompjuteri dhe jo inspektori. Qeveria është duke punuar me grupet e interesit për të parë mundësinë e uljes së taksave në vitin 2017-të. Tashmë është vendosur që të ulet renta minerare dhe të ndalet rritja për akcizën e duhanit. Drafti i amnistisë fiskale po shihet nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas komenteve dhe sugjerimeve të fondit, ministria e financave do ta çojë për miratim në kuvend.