Rama: Paketa fiskale sjell zhvillim ekonomik - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buxheti i vitit 2015, do te mbështesë rritjen ekonomike pa masa shtrënguese. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama draftin, i cili pritet te miratohet ne Kuvend se bashku me paktën fiskale. Rama tha se do te ulen ose zerohen 15 taksa dhe do te rriten vetëm 3 prej tyre. Sipas kryeministrit taksat qe rriten, siç është tatimi mbi te ardhurat, sjell një barazi ne sistemin tatimor, ndërsa taksa e qarkullimit dhe ajo e akcizës se duhanit janë domosdoshmëri. Por paralelisht me këtë situate, janë një sere sektorësh qe do te kenë me shume frymëmarrje nga ulja e tatimeve, siç është peshkimi, bujqësia, tregu i sigurimeve etj. Por edhe pse heqja e akcizës për pijet energjike ka ngjallur debat edhe brenda mazhorances, serish kryeministri e ka mbështetur nismën per heqjen e saj. Duke folur për projektbuxhetin, Rama u ndal kryesisht tek ndarja e parave per shtresat ne nevoje.Qeveria parashikon qe te marre nga taksat e rritura 16 miliard leke me shume se viti aktual. Ndërkohe, sa i përket buxhetit ai ka një prioritet: uljen e borxhit publik, nga 70 ne 65 % te prodhimit te brendshëm bruto.

Recommended