Ora News – Basha në Pukë: Rama ka kriminalizuar shtetin shqiptar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Pukë.
Sipas kreut të PD, Puka është një ndër zonat që ka vuajtur më së shumti keqqeverisjen e Edi Ramës, mos mbajtjen e premtimeve, papunësinë në rritje dhe për pasojë emigrimin. Edi Rama në tre vite, theksoi zoti Basha është faktuar si njeriu që e do pushtetin për vete dhe një grup miqsh të tij, duke u lënë si alternativë qytetarëve drogën dhe emigrimin.
Basha: ?Për fatin e keq të Shqipërisë është provuar se Edi Rama, ky koalicion qeveritar prej ditës së parë e deri tani që po i vjen mbyllja e mandatit ka menduar vetëm për veten e vet, vetëm për xhepat e vet, vetëm për pasurimin e vet, vetëm për pushtetin e vet. Sepse një qeveri që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune dhe çoi 100 mijë shqiptarë refugjatë; Një Kryeministër që premtoi shëndetësi falas dhe e futi në gjendjen më mesjetare, më të zezë, më të vobektë, më të korruptuar që ka parë shëndetësia në këto 26 vite; Një Kryeministër që premtoi rend dhe siguri dhe që shumëfishoi krimin, drogën, vrasjet, nuk është në gjendje të tregojë një punë konkrete që i vlen qytetarëve, por që i tregohen me gisht me dhjetëra afera korruptive është varrmihëse e shpresës?.
Duke u ndalur tek kultivimi i kanabisit, Basha tha se kjo është vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës, është alternativa e Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-puke-rama-ka-kriminalizuar-shtetin-shqiptar/

Recommended