Ora News – Kërcënimi i Llallës, Berisha: Rama i çoi mesazh me Shullazin, Baren ose Dajtin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si porositës të kërcënimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Kryeministri në përpjekje për të shpëtuar nga aferat e tij kërcënoi Llallën me kryebanditë.
Berisha: Kjo është reforma e tij si të shpëtojë Surrelin, pallatin në pajë, aferën e ÇEZ, lidhjet me krimin,si të shpëtojë nga prokurorët. I çon mesazhe me Shullazin, apo Dritan Dajtin apo Aldo Baren.Dhe ai detyrohet të largojë. Don Vito kur pyetet nga gazetarët, thotë: Nuk kam dijeni që është kërcënuar Prokurori, nuk kam asnjë dijeni.Asgjë nuk flet më shumë sesa mosdijenia e tij për autorësinë e kërcënimit nga Prokurorit të Përgjthshëm, ai akuzoi veten plotësisht .Por mirë mor i zi, i çove Shullazin, apo Aldo Baren Adriatik Llallës, i kërcënove fëmijët, familjen, e detyrove ti nxjerrë jashtë për të shpëtuar.A e di ti që kohërat funksionojnë për reformën, a e di që kjo reformë do të bëhet.Çfarë përpjekjesh të tmerrshme që bëri për të kapur SPAK-un, BKH, për ta pasur në zyrat e tij, nën Saje Qorrin.Çdo gjë pluhur. SPAK qëndron mbi parimet më të mira kushtetuese.
Berisha iu përgjigj dhe akuzave se opozita po pengon reformën në drejtësi me ankimimin e vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kercenimi-i-llalles-berisha-rama-i-coi-mesazh-me-shullazin-baren-ose-dajtin/

Category

📺
TV

Recommended