Ora News – Berisha i përmend Stërkaj arat me kanabis, reagon deputeti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Denoncimi i qytetarit dixhital për arat me kanabis në Malësinë e Madhe ka për[lasur në Kuvend ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deputetin socialist Paulin Stërkaj.
Ndërsa Berisha po fliste për kanabisin si rrezik kombëtar, Stërkaj i ndërhy nga vendi.
Kaq mjaftoi që Berisha të shprehej: Shko mësoja në Golisht lahutën atij (Kryeministrit). Mos më ndërpre më, pse kanë denoncuar qytetarët arat tua është e drejtë e qytetarëve, mos më ndrëpre më. Atë e dinë qytetarët. Ndaj dhe shkoi policia dhe e preu. Ke të tjera, shko në fshat dhe shiko si e ke fshatin, pëllëmbë dhe kanabis.
Por në kundërpërgjigje, Stërkaq i cilësoi shpifje akuzat. Ai tha se këto janë burim i drejtuesit të PD në Malësi të Madhe, që sipas tij është një trafikant droge.
Stërkaj pati dhe një mesazh për Doktorin: ?Mos më përfol më se jam rrit boll, prurjet përditë i kam nga PD tek PS?
Stërkaj: Doktor pse ma përmend mua emrin, nuk dua me u zgjat, jam vetëm deputet, nuk kam qenë Kryeministër, as mendoj të jem, as nuk kam për tu bërë Kryeministër. Por dua t?u them një fjalë, sa herë më përmendni emrin unë rritem në elektoratin e Malësisë së Madhe.Edhe këtë e ke me prova, të vlerësoj për atë që bërë në dixhital. Ti nuk bën vetëm këtë, nuk e ka bërë ajo gruaja, e ke bërë vetë, madje dhe me gabime ortografike me thënë sikur ka ardhur nga Kelmendi, se e njeh dialektin. Por atje qytetar dixhital keni një kokë të madhe që keni vënë kohët e fundit, Anton Koka quhet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-i-permend-sterkaj-arat-me-kanabis-reagon-deputeti/

Recommended