Flet në Report Tv Maria Ermioni Popa, e internuara e mjerimit

  • 7 years ago
Kjo është historia e veçantë e një gruaje të veçantë. Quhet Maria Ermioni Popa, sot është 75 vjeçe dhe saktësisht 32 vite më parë, bashkë me dy vëllezër dhe tri motra, mundën të kapërcejnë kangjellat e ambasadës italiane në Tiranë dhe të kërkojnë azil politik.

Familja Popa, që arratisej nga internimi prej 17 vitesh në fshatin Sukth, mbeti e internuar përsëri në selinë diplomatike për 5 vite deri në maj 1990 kur më në fund regjimi diktatorial, i cili kishte tentuar edhe ti vriste duke futur brenda ushqim të helmuar, u dorëzua nën presionet ndërkombëtare dhe pranoi të dërgoheshin në Romë.

Dy muaj më vonë, mijëra shqiptarë të tjerë ndoqën shembullin e tyre dhe sulmuan ambasadat në Tiranë, duke shënuar në këtë mënyrë fillimin e fundit të regjimit të Enver Hoxhës.

Recommended