Kjo video e cila është regjistruar me datën 13 Shkurt të këtij viti në Tiranë tregon momentin kur Saimir Tahiri, në atë kohë në detyrën e Ministrit të Brendshëm takohet dhe flet me Orest Sotën, 25 vjeçari në makinën e të cilit u gjetën 800 mijë euro të padeklaruara si dhe 2 patentat origjinale të lundrimit të Tahirit.
Në atë takim Sota dhe Tahiri kanë shkëmbyer ide dhe pikëpamje në lidhje me projektin e "Ndërtim dhe Rikonstruksion i objektit për Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë"
Projekti që nisi punimet në datën 13 Shkurt do duhet të përmbyllet brenda 15 muajve dhe vlera e punimeve shkon në 219,483,552 lekë të rinj. Ky tender është fituar nga kompania që administrohet nga 25 vjeçari Orest Sota.
Në video duket Orest Sota në cilësinë e Administratorit të kompanisë "Eco Construction & Partners", Saimir Tahiri në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hodaj në cilësinë e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Krenar Cenollarit në atë të administratorit të njësisë 6 kombinat dhe Haki Çako Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
Në deklarimet e bëra publike para policisë pasditen e 01 Nëntorit , 25 vjeçari është shprehur se dy patentat e Saimir Tahirit ndodheshin rastësisht në mjetin e tij dhe janë harruar nga shoferi personal i ish ministrit me të cilin ka miqësi të ngushtë. Ai ka mohuar njohjen personale dhe kontaktet e vazhdueshme me Tahirin.
Video e mësipërme tregon të kundërtën. Sota jo vetëm është takuar me ish ministrin e brendshëm por ka patur dhe komunikim miqësor me të.
Policia e ka arrestuar Orest Sotën pasi në fshatin Baldrren të Elbasanit , nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë, dhe është konstatuar në shkelje të nenit 291 të Kodit Penal - Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt pa patentë.
Gjatë kontrollit në mjet iu gjetën e bllokuan një sasi prej rreth 800 mijë eurosh të cilat pretendonte se do t'i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.
Video tregon njohjen e Tahirit me biznesmenin 25 vjeçar ndërsa gjetja e dy patentave në makinën e këtij të fundit e përforcon faktin e provueshmërisë së kësaj njohjeje.
Por nuk mund të thuhet me siguri dhe as të aludohet nëse si pasojë e kësaj njohjeje të mëparshme dhe kësaj marrdhënieje të ngushtë të jetë influencuar fitimi i tenderit për rikonstruksionin e komisariatit numër 6 në kombinat -Tiranë.

Category
🗞
News